Foto e rrallë/ Demir Hyskja regjistron zërin e filmit “Kur zbardhi nje ditë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica prej nesh shikimin e një filmi e kanë një ritual argëtues, por ndryshe ndodh me ata që duhet të punojnë për xhirimin e këtyre filmave. Pas produktit që transmetohet 1 orë, fshihet një punë kolosale e cila zgjat me muaj të tërë.
Një foto e rrallë është publikuar në faqen e aktorit të madh Demir Hyskja, ku ai shihet duke regjistruar zërin e personazhit të tij në filmin “Kur zbardhi një ditë”.

Pas tij qëndron regjisori i filmit, Pirro Milkani.

Filmi “Kur zbardhi nje ditë” është një triologji, prodhuar në vitin 1971.

 

Armët

Shoferi Thoma Shpuza ngarkohet nga njësiti gueril i qytetit të Tiranës t’u dërgojë partizanëve ilegalisht armë, maskuar në thasë me miell për gjermanët. Maskimi zbulohet rastësisht nga një çetë ballistësh që kanë ngritur një postbllok. Shoferi ndiqet prej tyre dhe prej gjermanëve, deri sa plagoset paksa para se të mbërrijë te shokët e tij të malit.

Ura

Pas çlirimit të fshatit, një komisar bashkë me fshatarët dhe partizanët rindërtojnë një urë të hedhur në erë nga pushtuesit nazistë gjatë inkursionit të tyre mbi fshatin. Tanimë të arrestuar, u duhet të punojnë për rindërtimin e urës që shkatërruan vetë. Përmes dialogëve të dukshëm dhe të padukshëm analizohet lufta dhe palët e ngërthyera në të.

Meçua

Ish-bariu Meço ka në ngarkim një grup partizanësh të plagosur që duhen shpënë në spitalin partizan. Rrugës, rrethohen në një manastir, të spiunuar. Meçua flijohet për të shpëtuar jetën e shokëve të tij të plagosur.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV