“Messi  i shenjtë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato e janarit tani është kryefjala e përditshme e këtij muaji pasi disa transferime të bujshme pritet të ndodhin, ku mes tyre mund të vendoset fati i skuadrave për këtë sezon.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

“Dreqin, çfarë demash” titullohet La Gazzetta dello Sport, e cila i referohet suksesit të Torinos ndaj Milanit në Kupën e Italisë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 12/01/2023

Tuttosport hapet me titullin: “Demi heroik”, duke u fokusuar gjithashtu tek fitorja e Torinos ndaj Milanit. Adopo në një asistim të Bayeye në minutën e 114-të i jep Demave një triumf të shkëlqyer dhe të merituar.Prima Pagina Tuttosport 12/01/2023

“Një miliard për Maradonën”, kështu hapet Corriere dello Sport në lidhje me ndeshjen e madhe të së premtes mbrëma mes Napolit dhe Juventusit.Prima Pagina Corriere dello Sport 12/01/2023

Real Madridi fitoi pas penalltive ndaj Valencias në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, me gazetën AS që hapet me titullin në faqen e parë: “Courtois vlen një finale”, duke vlerësuar në maksimum performancën e portierit të Los Blancos.Prima Pagina AS 12/01/2023

Nga ana tjetër, “Messi  i shenjtë” kryeson L’Equipe në Francë, me kampionin e botës që tërhoqi Paris Saint-Germain drejt suksesit në kampionat kundër Angers. PSG nuk shkëlqeu, Messi u rikthye pas triumfit në Katar dhe shënoi golin e dytë për skuadrën e Galtier.Prima Pagina L'Equipe 12/01/2023

“Të uritur për një titull” shkruan katalanasja Sport. Barça fillon sulmin e saj në Superkupën  e Spanjës në një sfidë të rrezikshme kundër Real Betis.Prima Pagina SPORT (Diario) 12/01/2023

Të fundit

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar 2 prillin e 32 viteve më, ku humbën jetën...

“14 maji”/ Berisha: Sot mjerisht në monizëm, Alibashat nuk kanë merituar asnjë mbështetje

Sali Berisha tha është penduar për mbështetjen që i ka dhënë më parë Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt duke i cilësuar përsëri si “pengje”.  “Ska...

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për demonstratën e 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë...

“Më hodhi diçka në pije”/Qetsori zbulon sherrin e vjetër me Bledin: Do ja rregulloj unë..

Teksa askush nuk e priste largimin e Olta Gixharit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, banorët patën mbrëmë edhe një të papritur tjetër. Në...

‘Do sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës’/ Braimllari: Me Këlliçin ulim taksat

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, njëkohësisht kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaron se me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do...

Lajme të tjera

Web TV