Pas vizitës në Kosovë, zyrtari i DASH: Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Derek Chollet në Kosovë e Serbi vjen në kohën e intensifikimit të përpjekjeve të SHBA-së e BE për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet u kërkoi autoriteteve të Prishtinës që të paraqesin propozimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është detyrim ligjor. Chollet qëndroi të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e opozitës dhe përfaqësuesit e listës Srpska.

Nuk do mbështesim një organizim të tipit Republika Srpska

Sipas Chollet, Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova të përmbushë të gjitha përkushtimet e saj në bisedimet me Serbinë, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Dua të jem i qartë se ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizimin të tipit Republike Srpska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Parlamenti i Kosovës i ka ratifikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe gjë që ne besojmë se e bën këtë një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës. Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës vetëm sa e kanë theksuar rëndësinë e themelimit të tij”, tha Derek Chollet.

Çfarë do të thotë konkretisht Asociacioni?

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parasheh që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Përmes Asociacionit këto komuna do të përfaqësojë interesat kolektive të tyre, sidomos në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Këshilltari i lartë e departamentit amerikan të shtetit i cilësoi të rënda zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës ku për tre javë grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore në veri të Kosovës, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish polici serb, nën dyshimet për sulm ndaj KQZ-së. “Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, tha Chollet.

Lexo edhe :  Marrin pjesë rreth 1 mijë persona/ Mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë

Vjosa Osmani vlerëson angazhimin e SHBA për një rezultat në dobi të Kosovës

Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi angazhimin e shtuar të SHBA-së në dialogun me Serbinë si “vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Kosovës”.  “Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-në, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Presidentja Osmani. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili pas takimit tha se “u theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”. Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet të enjten qëndron në Beograd, ku takon politikanë të lartë serbë. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, para vizitës së zyrtarit amerikan, tha se “premtimi i SHBA-së është se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të nisë në janar, dhe propozimi pritet të jetë në tavolinën e bisedimeve”. Para vizitës, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq u shpreh, se “çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis”. Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe, sipas Daçiq. “Çdo gjë e nënshkruar duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se siguria e serbëve në Kosovë duhet të garantohet”.

Vizita në Kosovë e Serbi e diplomatit të lartë amerikan, Derek Chollet, vjen disa javë pas një situate të tensionuar në veri të Kosovës, që kulmoi me vendosjen e barrikadave nga grupe të serbëve lokale. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga vitit 2011, ndërkaq, synohet që të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ligjërisht të obligueshme.

Të fundit

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga...

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit. Në një...

Lajme të tjera

Web TV