Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pendarovski: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka quajtur të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara” reagimet lidhur me takimin në Tiranë të kryeministrit Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë takim, në të cilin sipas pjesmarrësve është diskutuar kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit evropian të të dyja vendeve, ka pasur reagime të shumta në Shkup, në veçanti nga opozita maqedonase, e cila e ftesën e kryeministrit shqiptar e ka vleressuar si “përpjekje për shpëtimin e qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski”, por edhe si të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

VMRO DPMNE-ja ka reaguar edhe për debatin në këtë takim për ndryshimin e kushtetutës maqedonase, si kusht që del nga marrëveshja me Sofjen për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

Por, presidenti Pendarovski në një prononcim për mediat ka thënë se “ka ikur koha kur proceset politike, ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t’i shikojmë si kërcënim për sigurinë tonë.

 

 

“Dekada më parë, Republika e atëhershme Socialiste e Shqipërisë ishte një kërcënim sigurie për ne. Ka kohë që ka kaluar koha kur proceset politike apo ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t’i shohim si një kërcënim sigurie për ne. Të mos harrojmë, Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me BE-në bashkë me ne. Shqipëria është miku ynë dhe nuk kam fare dyshim për ndonjë qëllim të fshehtë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Unë e di shumë mirë, po ashtu edhe ju. Nuk mendoj se aty po krijohet ndonjë skenar antimaqedonas”, ka deklaruar Pendarovski.

Lexo edhe :  Ja kush është Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të udhëhequr FBI-në

Lidhur me komentet se liderët shqiptarë janë thirrur në Tiranë për t’u marrë vesh për ndryshimet kushtetuese, Pendarovski tha se për këtë çështje nuk ka pasur nevojë të shkojnë në takim, pasi siç tha ai, të gjithë liderë politikë që kanë qenë në Tiranë edhe më parë kanë thënë se do të mbështesnin ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si kusht i domosdoshëm për të mos u përsëritur vetoja bullgare ndaj procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Takimi që liderët e partive nga blloku shqiptar e patën me kryeministrin e Shqipërisë është vlerësuar pozitivisht nga kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili të mërkurën tha se “çdo takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama është i mirëseardhur” sepse sipas kryeministrit Kovaçevski , “Edi Rama është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe një euroatlantist i dëshmuar”.

Takimi i zhvilluar të martën në Tiranë u iniciua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku morën pjesë liderët e të gjitha partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, përveç kreut të lëvizjes Besa, Bilal Kasami, i cili edhe pse i ftuar, refuzoi të merrte pjesë me arsyetimin se nuk dëshironte të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kasami takimin e kishte vlerësuar si “përpjekje për shpëtimin e Ahmetit pas përçarjeve në partinë e tij”.

Por, pas takimit, liderët e partive të shqiptare vlerësuan se takimi ishte relaksues dhe në “frymë vëllazërore” dhe se në fokus ishte e ardhmja e përbashkët evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të fundit

Veliaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt: Nga zërat më të zëshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të...

Infektimet me Hiv Aids, mjeku: Shumica nga marrëdhëniet homoseksuale

Mjeku Arjan Harxhi e ka cilësuar alarmante infektimin e katër fëmijëve me Hiv Aids në vendin tonë.  I ftuar në A2 CNN, mjeku Harxhi...

Arben Tafaj u rrëzua nga 10 metra lartësi, reagon Ilir Alimehmeti: Ishte qytetar elitar

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra...

Pasioni i Berishës për një ‘SPAK paralel’ që heton SPAK-un

Nga Mero Baze Sali Berisha duket se ka një pasion të pakontrolluar për t’u vendosur në qendër të çdo ngjarjeje kriminale në vend, duke u...

Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Lideri i opozitës dhe i demokratëve, Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, 11 muaj pasi SPAK i caktoi masën “arrest në shtëpi”. Berisha foli...

Lajme të tjera

Web TV