Në një lidhje “Skype” për Faxnews, analisti Mentor Kikia e konsideroi një ngjarje tragjike por njëkohësisht komike, shkarkimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD.
Sipas tij ky ishte një vendim personal i Alibeajt dhe se e bëri për të mbrojtur veten e tij, për të mos ta shkarkuar atë nga drejtimi i grupit. Duke u ndalur te dy grupimet brenda në PD, Kikia shtoi se nuk do të bëhen bashkë jo vetëm në zgjedhjet e 14 majit por edhe më tej.
Kikia: Shkarkimi ishte një ngjarje sa komike edhe tragjike për vetë PD. Pse 4 dhe jo 3. Alibeaj duhej të mbrohej për mos ta shkarkuar nga grupi parlamentar dhe duke pasur parasysh numrin aktual të këtij grupi, u bë përjashtimi për të reduktuar firmëtarët e shkarkimit të tij nga grupi. Është për të mbajtur pozicionin .
Ky është një vendim personal i Alibeajt. Kjo është dëshmi e krizës që vazhdon, agonisë ku ndodhet PD dhe tregon që s’ka asnjë shans që dy grupet të bëhen bashkë jo vetëm në zgjedhjet e 14 majit por edhe më tej.
Nuk ka një shans që dy grupet të bashkëpunojnë. Alibeaj është duke luajtur kryetarësh, kemi një situatë të paprecedentë në PD, ku një grup ka kryetarin, strukturat, por nuk është legjitime, se nuk regjistrin në gjykatë, pjesa tjetër një grupim parlamentar, pa testuar ende sa mbeshtetes ka, vetëquhet PD. Në bashki ku do të ketë dy kandidatë të PD, fitorja e PS do të jetë absolute.