Situata me Luizin ‘shkundi’ rrjetin, Arbana Osmani me ‘dorë të hekurt’ ndaj kritikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i Luizit dhe e gjithë situata që u krijua, ka ndikuar edhe te moderatorja e “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani.

Moderatorja, e cila është pjesë edhe e produksionit, po përballet së fundmi me shumë kritika dhe mesazhe nga ndjekësit. Kjo për shkak të sjelljes së saj dhe të produksionit kundrejt Luiz Ejllit, të cilën shikuesit nuk e gjykojnë të drejtë. Dhe me sa duket Arbana ka vendosur të mos flasë vetë, madje t’u “mbyllë gojën” edhe atyre që i shkruajnë në llogarinë e saj.

Shumë ndjekës kanë shkruar në inboxin e ‘iconstyle.al’ se moderatorja Arbana Osmani “ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.” Në fakt, me një verifikim të thjeshtë, rezulton se moderatorja e “BBV” nuk e ka mbyllur llogarinë e saj, çfarë vërteton se ka vendosur të bllokojë të gjithë ndjekësit që i shkruajnë për ta kritikuar.

Postimi i fundit në llogarinë e saj, është pikërisht ai i Prime-it të fundit, ku në mbishkrimin e fotos shkruan: “Të gjithë janë mirë.”

Seksioni i komenteve është i hapur dhe ndjekësit, duke iu referuar mbishkrimit që Arbana ka vendosur në foto, shprehin revoltën e tyre në lidhje me “analizat” e Luizit dhe mënyrën se si u trajtua ai.

Komentet si “bëni publikun për budallenj”, “keni fituar urrejtjen tonë”, janë të shpeshta, ndërsa ndjekësit e saj shprehen të zhgënjyer nga ajo dhe produksioni.

Të fundit

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. ne perditesim…

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV