110 vjetori i Policisë së Shtetit/ Begaj: Sakrifica e të rënëve në krye të detyrës të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Presidenti Bajram Begaj ka shprehur mirënjohjen për punën e punonjësve të policisë në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të rendit publik.

Presidenti Begaj ka shprehur nderim edhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën në përmbushje të detyrës, sakrifica e të cilëve sipas kreut të shtetit, duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë shqiptarët.

“Sot, në 110-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit shpreh respektin më të thellë për të gjithë punonjësit e policisë, që kanë shërbyer pranë saj që nga themelimi e deri më sot. Mirënjohje për kontributin, mundin, sakrificat dhe përkushtimin e pakursyer të çdo efektivi të Policisë së Shtetit, që e ka mbajtur me nder uniformën në emër të misionit të shenjtë të mbrojtjes dhe garantimit të rendit publik dhe jetës së qytetarëve.

Falenderim për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin dhe na ndihmojnë në përsosjen e standardeve në funksion të përmbushjes së misionit të Policisë së Shtetit. Nderim të thellë për të gjithë ata, që në emër të detyrës dhe sigurimit të rendit në vend kanë bërë sakrificën më sublime, duke dhënë jetën në përmbushje të detyrës. Le të shërbejë sakrifica e tyre si frymëzim për të gjithë shqiptarët, me uniformë ose jo, për t’i shërbyer gjithmonë atdheut me përkushtim e vetëmohim”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetin social Facebook.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV