2023, vit i vështirë/ Krasniqi: Do të zgjidhen tre çështje që do destabilizojnë Ballkanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti, Agim Krasniqi, ka komentuar vizitën e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Kosovë dhe Serbi.

“Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë për nga pesha konsiderohet si një nga delegacionet me nivelin më të lartë të DASH. Mesazhet që dhanë tregojnë rëndësinë e vizitës.U dërguan sinjale që SHBA-të janë të interesuara që Ballkani Perëndimor të futet nën taborin euroatlantik që njëherë e mirë ky rajon të stabilizohet dhe të minimizohet ndikimi rus në rajon”.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, ai pranon se ka një presion ndaj qeverisë Kurti për Asociacionin, por garancitë e amerikanëve për mënyrën sesi do të themelohet krijojnë siguri dhe për qeverinë e Kosovës që ta shohë me sy tjetër konkretizimin e tij.

Ai është i sigurt që ky vit do tu japë zgjidhje tre çështjeve problematike që mund të destabilizojnë rajonin.

“Administrata e shtetit amerikan disa herë është prononcuar që themelimi i Asociacionit eventual nuk do të prekë kushtetutshmërinë e shtetit të Kosovës dhe nuk do të cënojë mundësinë e desorganizimit të shtetit unitar të Kosovës. Kjo na krijon një siguri që edhe qeveria e Kosovës ta shohë me sy tjetër mundësinë e krijimit të këtij Asociacioni sepse po del të jetë thembra e Akilit sa i takon përfundimit të një marrëveshje që pritet të ndodhë.

Ky vit do të jetë viti i zbërthimit të problemeve të rajonit të Ballkanit. Fillimisht do të ketë një zgjidhje Kosovë-Serbi, pastaj do të kalohet në Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Mal të Zi. Do të jetë një vit i vështirë, të gjithë ata që kanë penguar konsolidimin e këtyre shteteve rreth proceve të BE por dhe anëtarësimit në NATO do të goditen nga politika amerikane”.

Sipas tij, Kurti me të drejtë i frikësohet krijimit të një Asociacioni njëetnik sepse mund të kalojë një OJQ, mund të çojë në kërkesa politike në një të ardhme.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV