Analisti “shpërthen” keq ndaj Metës e Berishës/ Kanë gënjyer për 30 vjet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demalia ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv mbi zhvillimet më të fundit në vend.

Ai tha se PD do të shkonte drejt shpërbërjes për vetë faktin si është krijuar si parti dhe retorikën dhe propagandën që ka përdorur në këto 30 vjet.

Demalia shtoi se opozita nuk ngjall shpresë me figura si Sali Berisha dhe Ilir Meta, që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë vjedhur.

Demalia: Çfarë ndodhi më 8 dhjetor, një pamje e trishtë jo vetëm për PD, nje zhgënjim i madh për 30 vjeçarin që kemi genjyer veten se po bëjmë demokraci.

Ajo cfarë parashikova ishte që PD do të vinte drejt shpërbërjes për vetë shkakun si është krijuar kjo parti dhe si ka gënjyer publikun dhe veten për 30 vjet. Retorikën, propagandën që ka përdorur. PD nuk ka qenë në asnjë moment parti e djathtë që nga qëndrimet për pronën, që nga themelimi i saj me ish spiun e sigurims shteti.

E majta nuk do largohet duke pasur një opozitë që është me figura që kanë ngritur te keqen dhe kanë dhunuar shpresën e shqiptarëve pas 90, kanë abuzuar me pushtetin, kanë vjedhur, kanë korruptuar dhe janë korruptuar. Me këto figura nuk ngjall shpresë, nuk ka alternativa. Nuk mund të krijosh shpresë me Ilir Metën dhe Sali Berishën. E vetmja mënyrë  eshtë të flitet për një ide, organizim të ri. Në këtë gjendje nëse kalojmë në këtë rreth vicioz, Rama, Berisha, Meta jemi të mbaruar dhe shqiptarët do të votojnë një votë, votë me këmbë, do të largohen nga Shqipëria.

 

Të fundit

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i...

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Një apartament në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë në flakë si pasojë e një defekti të bombolës së gazit. "Rreth...

E vërteta e pluhurit afrikan në Tiranë, një përzierje toksike për njeriun që…

Të gjithë ata që jetojnë në Tiranë janë dëshmitarë sesi për dy ditë vendi u mbulua nga një përzierje toksike e pluhurit afrikan, duke...

Ministri Mete: Pas sektorit publik, edhe privati të rrisë rrogat!

Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete në një tryezë me kreun e qeverisë, u shpreh se rritja e pagave për administratën do të aplikohet prej...

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar 7 vila me dokumente të...

Lajme të tjera

Web TV