Udhëtimet me avion të Ramës/ PS e rrëzon hetimin parlamentar të kërkuar nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët në Kuvend rrëzuan një tjetër kërkesë të deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor për shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëruan ndryshime urgjente të ligjit që shërben si mekanizëm i opozitës për kontroll parlamentar. Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve hetimore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “E vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë,” tha Balla. Sipas tij, në Konferencën e Kryetarëve pati dakordësi që Kuvendi të adresojë “në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme” vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë lidhje me ligjin për organizimin e komisioneve hetimore. Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Deputetja Jorida Tabaku e cilësoi mohim të një drejtë ligjore të deputetëve për hetim parlamentar, vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Tabaku tha se kishte kërkuar që deputetët që kanë kërkuar një Komision Hetimor për udhëtimet e Kryeministrit Rama të kishin mundësi të kryenin prezantimin e tyre për këtë kërkesë. Një kërkesë që u hodh poshtë, megjithëse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese parlamenti nuk shqyrton ngritjen e një komisioni hetimor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një të tillë dhe gjendet dakordësia vetëm në objektin e punës së komisionit hetimor. Sipas Tabakut në fokus ka qenë diskutimi në lidhje me ndryshimin për Ligjin e Komisioneve Hetimore. “Unë kam bërë disa propozime ligjore dhe njëra prej tyre ka qenë dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare. Eksperienca ime dhe këshillimet me ekspertë kanë prodhuar një draft ligj që e kam propozuar”, tha ajo. Tabaku kujtoi që grupi parlamentar i PD ka propozuar një paketë të plotë të nismave ligjore që lidhen me dekomunistizimin, simbolet e komunizmit dhe lustracionin dhe pret që kjo të shqyrtohet në kuvend.

Të fundit

Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risitë e këtij viti

Sot, 1 qershor, zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë,...

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që...

Tensionet në veri/ Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë të Malit të...

Në gjithë Evropën, e djathta ekstreme po rritet, duket normale por është e frikshme

Austria, Franca, Gjermania, Suedia dhe tani Spanja – muri i zjarrit midis rrjedhës kryesore dhe të djathtës ekstreme po shkatërrohet Nga Owen Jones Normalizimi është procesi...

Lajme të tjera

Web TV