Zbardhen detajet e plagosjes në Fier, reagon policia: Ngjarja ndodhi pas një konflikti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Fier. Policia ka shpallur në kërkim autorin A. N., 52 vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e 52-vjeçarit.

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro. Policia thotë se është proceduar poseduesi...

Kush do të jetë fituesi i BBV? Olta i shkrin të gjithë me përgjigjen

Olta Gixhari u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pas 100 ditëve qëndrim. Malli për të birin bëri që një ndër konkurrentet...

Berisha thirrje demokratëve: Mos harroni sakrificën tuaj, bashkë dalim fitimtarë

Sali Berisha ishte të dielën në Shkodër ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991. Në një...

Aktorja e madhe Margarita Xhepa feston ditëlindjen/ Rama mesazh urimi: Edhe 100!

Aktorja e mrekullueshme, magjia e skenës dhe Teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen. Aktorja feston sot 89-vjetorin e ditëlindjes. Kryeministri Edi Rama me anë...

Spahia: 32 vite më parë plumbat lanë Shkodrën me gjak, duke i vrarë 4 bij të saj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për Martirët e 2 Prillit. Spahia është shprehur se ashtu si çdo vit, jemi...

Lajme të tjera

Web TV