Emigrantët, përplasje diplomatike Shqipëri-Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka një krisje diplomatike sa i takon emigrantëve ilegalë në Angli si dhe “kriminelëve”, siç i ka quajtur ministri i Emigracionit Robert Jenrick. Pikërisht ky etiketim më i fundit, ka tensionuar këto marrëdhënie akoma më shumë dhe për qeverinë shqiptare kjo deklaratë është e papranueshme. Sot pritet që të ketë një takim mes ministrës së Jashtme Olta Xhaçkës dhe ambasadorit anglez të akredituar në Shqipëri, Alastair King-Smith, ku do t’i paraqitet notë proteste. Vetëm një ditë më parë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në “Tëitter” u shpreh e tronditur nga gjuha e përdorur nga ministri tha se qeveria shqiptare ditën e sotme do të dorëzojë notë proteste ndaj Britanisë së Madhe. Kujtojmë se ditën e shtunë ministri britanik, Robert Jenrick, bëri një deklaratë aspak diplomatike ndaj shqiptarëve, duke theksuar edhe njëherë që “gjuetia” ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe nuk do të ndalë. Ai u shpreh se qeveria britanike po punon për të gjetur të gjithë shqiptarët që janë ilegalisht në Britani dhe t’i kthejnë ata në vendin e tyre të lindjes. “Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shtetasve të huaj. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, tha ai. Kjo deklaratë e Jenrick solli dhe revoltën e qeverisë shqiptare ku ishte ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila përmes një postimi në “Tëitter” u shpreh se kjo deklaratë e ministrit është e papranueshme. “I tronditur përtej fjalës kur dëgjoj një Ministër Shteti të ngarkuar me Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjera. Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin. Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri-Britami që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, tha Xhaçka.Më herët ishte Ministrja e Brendshme e cila reagoi ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë duke i etiketuar si problematikë të lidhur me kultimvimin dhe trafikimin e narkotikëve. Ndonëse u duk sikur situata u “qetësua” pas një bisede telefonike mes kryeministrit shqiptar dhe atij britanik, emigracioni ilegal ka vijuar dhe Anglia pritet të rrisë më shumë kontrollin kundër emigrantëve. Gjithashtu kalimi i një ligji që po diskutohet mund të sjellë pasoja për mijëra të rinj që kanë rrezikuar jetën duke kaluar me gomone në kufirin detar mes Francës dhe Anglisë. Drafti i ri ligjor parashikon që emigrantëve që futen në britani të mos u jepet mundësia e kërkimit të azilit apo nisjes së procedurave për tu pajisur me dokumenta, pasi do të kryhet menjëherë esktradimi drejt Shqipërisë.

Lexo edhe :  Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

 

Të fundit

Vala e të nxehtit në Tajlandë, 30 të vdekur që nga fillimi i vitit

Vala e të nxehtit vazhdon në Tajlandë, ku temperaturat sot pritet të shkojnë në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa...

Pensionet në rrezik? Ekspertët ngrenë alarmin: Për një pensionist sot kontribuon vetëm…

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve. Nëse në vitin 2015, për të mbuluar...

Përplasje në Parlamentin grek/ Deputeti zbardh detajet, mohon të ketë goditur kolegun

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar incidentin me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë në Parlament, ku pas një...

Nuk ndalen debatet në BBV/ Juli – Romeos: Nuk merrem me viktimat e telenovelave

Orët e para të mëngjesit, disa prej banorëve ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë. Në mesin e tyre ishte dhe çifti Heidi-Romeo,...

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E lavdëruar shpesh për aftësitë...

Lajme të tjera

Web TV