Pas deklaratës së fortë, Ministria e Jashtme thërret me urgjencë ambasadorin britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith është thirrur sot ne Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar një notë verbale për deklarimin e dy ditëve më parë të ministrit të emigracionit Robert Jenrick.

Ministri britanik për emigracionin Robert Jenrick përdori një gjuhë të papranueshme për shqiptarët, në një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, thotë ministri në një video.

Pas këtyre deklaratave reagoi ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e cila u shpreh e tronditur nga gjuha e përdorur kundër shqiptarëve.

“E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Lexo edhe :  “I quajtën shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa për ministrat britanikë: Komente dritëshkurtër

Ky nuk është ‘incidenti’ i parë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë. Më herët ishte ministrja e Brendshme Suella Braverman e cila i quajti shqiptarët pushtues dhe kjo solli një reagim të kryeministrit Edi Rama si dhe një protestë të shqiptarëve në Londër.

Tirana zyrtare dënoi ashpër deklaratën e fundit nga qeveria britanike dhe thirri ambasadorin Alastair King-Smith, i cili paraditen e kësaj të hëne ka mbërritur në ambientet e Ministrisë Jashtme, ku do i komunikohet dhe nota e protestës nga zyrtarët e kësaj ministrie.

 

Të fundit

Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023

Dashi Do keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e...

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj...

Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir...

Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për “Now" me Erla Mëhillin, foli për propozimin e tij për një...

Lajme të tjera

Web TV