Toka vijon të ‘dridhet’, sizmiologu: Kjo tregon se do të kemi lëkundje të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra pasgoditje janë regjistruar gjatë natës dhe vazhdojnë edhe sot, pas tërmetit me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter që lëkundi vendin në orën 22:37 të së dielës.

Epiqendra ka qenë në Klos, aty ku janë ndjerë këtë paradite lëkundje me shkallë deri në 3.7 të shkallës Rihter.

Në një lidhje ‘live’ me edicionin e lajmeve në Top Channel nga Instituti sizmologjik, sizmiologu Edmond Dushi shpjegon se lëkundjet do të vazhdojnë pasi kemi të bëjmë me një çlirim energjie.

Pasgoditjet janë normale, tregon që zona është duke u çliruar. Ka një numër të konsiderueshëm pasgoditjesh. Luhatja e magnitudës tregon se do të kemi akoma lëkundje të tjera”.

Sipas sizmiologut, mund të ketë pasgoditje që mund të theksojnë dëmet në shtëpinë që janë të dëmtuara.

Ka pasur tërmete me shkallë nga 3.9 deri në më pak se 1. Kemi një riçlirim energjie që e ka rritur magnitudën në 3.7. Kjo tregon se zona ka energji dhe do të ketë akoma lëkundje të tilla që do të ndjehen në disa qytete”.

Të fundit

Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij

Nga Mero Baze Publikimi i listave për këshillat bashkiakë, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka...

Artisti i huaj promovon çiftelinë: Më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën

Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë, e cila është promovuar...

Renis Gjoka flet për planet e zgjerimit të familjes: Do bëhem baba për herë të dytë!

Këngëtari Renis Gjoka do bëhet sërish baba i një vajze. Rokeri ka zbuluar se foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti dhe do...

Vdekja e kenianes/ Mamaja: Askush nuk më ka informuar për ecurinë e hetimeve

Dua drejtësi për Joy-n,”-kjo është thirrja që përsërit e ëma e të ndjerës Joy Abongo, Ruth. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Pa...

Kosova tenton fitoren e parë ndaj Andorrës, formacionet zyrtare

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në...

Lajme të tjera

Web TV