Djali i tij është në ‘BBV’, Aliaj: Ata që janë aty janë ata që shajnë me libër shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Aliaj ka folur për “Big Brother VIP”, programi që ka “g ozhduar” shqiptarët para televizorit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Aliaj deklaroi se ky program reflekton psikologjinë e turmës dhe ofron model shoqëror vulgar.

“Përfaqëson psikologjinë e turmës (Luiz Ejlli). Zonja Sevim, foli për çështjen e feminizmit, emancipimi dhe barazia gjinore, që janë deformuar dhe keqkuptuar në Shqipëri.

Për mua, në asnjë rast nuk është fajtor formati. Formatet janë bërë qëllimisht për atë, për t’ju ofruar model shoqëror shumë vu lgar, që është shumica në Shqipëri. Ajo është shoqëria shqiptare. Jemi ata dhe misioni i këtyre lloj emisioneve, është pikërisht evidentimi i nivelit shoqëror.

Fola për teorinë e psikologjisë së turmave. Edhe politika në Shqipëri e ka aplikuar teorinë e turmave. Turmat, te pikëpamja e anonimitetit dhe llogaridhënies që i karakterizon, politikanëve u konvenon, sepse nuk kanë më përgjegjshmëri, duke pretenduar që përgjegjësia është kolektive.

Shikoni çfarë reagimesh të ndyra ka në rrjetet sociale? Që bëjnë edhe gra dhe femra, që të shajnë me libër shtëpie. Komunikimi virtual nuk është më virtual, është e dë nueshme kur t’i int imidon dikë.

Është ma sive. Ajo që ndodh në Shqipëri, nuk ndodh këtu (në Belgjikë). Nuk të fyen kurrë një njeri kaq rëndë sa në Shqipëri. Cfarë komentesh bëhen nga këto turma, kër cënuese edhe me jetë, njerëzve që janë kundër këtij personazhit Luiz…

Është një format që pro movon gënjeshtrën. Mënyra si i afrohemi vulgut, turmave, është në sistem. Që kur mendojnë çfarë do të shesim kemi menduar edhe ku do të shkojmë. Nuk ka interes njeri për një njeri të mençur”, deklaroi Aliaj.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Të fundit

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lajme të tjera

Web TV