Korrupsioni në polici/ Nën hetime dy efektivë të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës referoi materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për punonjësit e policisë:

Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet u referuan pasi në datë 16.01.2023 Drejtoria Rajonale AMP Durrës është vënë në dijeni të një video të publikuar në rrjetet sociale ku një shtetas i paidentifikuar denoncon me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuese mjeti, kryer nga dy punonjës policie, dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera, ngrihen dyshime të arsyeshme se punonjësit e policisë kanë komnsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa shtetasja I. H., dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Të fundit

Si mund t’i japësh mbështetje emocionale partnerit gjatë një periudhe të vështirë

Ndihma për të shëruar dhe ushqyer zemrën e partnerit tuaj, kur ai kalon një përvojë stresuese ose të dhimbshme,...

19 Prill 1943/ Geto e Varshavës, hebrejtë nisin rebelimin

Në Varshavë të Polonisë, forcat naziste që po përpiqeshin të spastronin një geto hebreje të qytetit, përballen me një sulm me armë zjarri nga...

Delfini që mësoi të fliste me derrat

Kylie është një delfin i adoptuar nga një grup derrash: jo vetëm që ka mësuar gjuhën e tyre, por nuk fishkëllen më, edhe kur...

Shkrirja e akullnajave lehtëson ardhjen e specieve pushtuese

Shkrirja e akullnajave hap rrugën për ardhjen e specieve pushtuese që mund t'i vënë në vështirësi speciet vendase. Gjeorgjia e Jugut është një ishull (dhe...

Tabela trigonometrike e topografëve nga 3700 vjet më parë

Një pllakë balte babilonase e zbuluar një shekull më parë ka zbuluar misteret e saj: është tabela më e vjetër trigonometrike, e përdorur nga...

Lajme të tjera

Web TV