PD zbarkon në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese mbajti dje seancë dëgjimore në lidhje me mandatin e deputetes dhe Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetes për Xhaçkën pasi sipas saj ka përfituar nga pasuritë publike. Kushtetuesja do të shprehet brenda muajit me një vendim përfundimtar.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nga ana e Berishës kanë zbarkuar ditën e djeshme në Gykatën Kushtetuese gjatë kohës që është mbajtur seanca dëgjimore për çështjen “Xhaçka”. Mandati i deputetes është dërguar nga Kushtetuese nga të dyja anët e PD për shkak të konfliktit të interesit, pasi sipas tyre, bashkëshorti i ministres, ish-deputeti socialist Artan Gaçi është shpallur nga qeveria si investitor strategjik. Gjyqtarët dëgjuan palët dhe janë tërhequr për të marrë vendimin i cili pritet të zbardhet brenda një muaji kalendarik. Por deputetët e djathtë kanë këkruar nga shkallët e gjykatës që vendimi të jetë precedent për raste e të tjera. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka zbardhur qëndrimin para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në seancën për ministren Olta Xhaçka. Shehaj thotë se ka kërkuar të merret vendimi për heqjen e mandatit të Xhaçkës, për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. Ai shton se ka kërkuar prej anëtarëve të Kushtetueses të marrin një vendim të drejtë pasi kjo çështje nuk lidhet vetëm me mandatin e Xhaçkës, por me të ardhmen e Shqipërisë. “Ju keni detyrën e mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës sonë dhe për rrjedhojë të mbrojtjes të sistemit tonë demokratik, të lirisë dhe të drejtave të qytetarëve të republikës”, është shprehur Shehaj para trupës së gjykatës. Korrupsioni i pushtetarëve është kërcënimi kryesor i demokracisë dhe për këtë arsye, Kushtetuta jonë ka ndaluar shprehimisht që deputetët dhe familjerët e tyre të përfitojnë nga pasuritë publike. Ju keni sot një çështje të thjeshtë: deputetja Xhacka (nëpërmjet bashkëshortit të saj) ka marrë nga qeveria tokë publike falas dhe përfitime të tjera të lidhura me statusin e investitorit strategjik. Kjo nuk është thjesht një aferë korruptive por një shkelje flagrate e Kushtetutës dhe është kryer me vendim të kryeministrit dhe qeverisë në të cilën bën pjesë ministrja Xhaçka”, është shprehur deputeti Shehaj. Sipas tij, deputetja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj duke e ditur shkeljen u përpoqën të fshinin gjurmët duke e regjistruar kompaninë përfituese në emër të kunatës së Xhaçka, dhe për këtë mashtrim kanë qenë në dijeni të gjithë, nga zyrtari më i vogël te Kryeministri. “Bashkëshorti i Xhaçkës ka pranuar personalisht në media qe ai qëndron pas të dyja kompanive të shpallura investitor strategjik dhe pavarsisht këtij pohimi publik, as qeveria dhe as Ministrja Xhaçka nuk janë tërhequr nga ky akt korruptiv”, tha ai duke nënvizuar se ky veprim ka të bëjë me një shkelje të hapur të Kushtetutës. Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendimtar për të ardhmen e shtetit shqiptar.

Oerd Bylykbashi

Ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi i cili ka dalë në një prononcim para mediave duke nënvizuar se asnjë deputet apo ministër nuk mund të përfitojë nga pasuria e shtetit dhe për këtë standarti është vendosur. Ai tha se nëse Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë precedentët e mëparshëm dhe nuk do i heqë mandatin Olta Xhaçkës, atëherë sipas tij të gjithë bashkëshortët e deputeteve dhe ministreve do të pasurohen në mënyrë të paligjshme nga politika. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një dispozitë shumë të qartë, nenin 70 pika 3 në mbrojtje të interesit publik. Askush, asnjë prej deputetëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës me pasurinë e shtetit, apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Dhe sanksioni për këtë është humbja e mandatit të deputetit”, është shprehur Bylykbashi. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese tashmë e ka vendosur standardin për përfitime më të vogla se kaq. “Dy deputetë të Republikës së Shqipërisë në të shkuarën kanë humbur mandatin. E themi dhe njëherë, është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta në raport me dispozitat e tjera, dhe është një sanksion dhe dispozitë e rrallë në kushtetutat e ndryshme. Dhe kjo nga kushtetutë bërësit është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të parandaluar që deputetët apo pushtetmbajtësit të ushtrojnë pushtetin duke u pasuruar në dëm të interesit dhe pasurisë publike”, nënvizoi Bylukbashi, duke theksuar se precedenti është vendosur. “Nëse sot do të bjerë ky precedent dhe qeveria me presionin që ka ushtruar deri në këto momente, do të arrijnë ta zhbëjnë këtë pikën 3 të nenit 70, të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të ushtrojnë nëpërmjet kamuflimit, marrëveshjeve të simulimit, krijimit të kompanive fiktive dhe të ushtrojnë pushtetin në mënyrë të tillë, që të hyjnë të varfër në pushtet dhe të dalin të pasur. Kjo është e papranueshme dhe sot është sigurisht detyra, nderi dhe përgjegjësia e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë interesin publik. Ne këtu nuk kemi ardhë për një çështje të PD-së, jemi në mbrojtje të interesit publik dhe gardiani i fundit për këtë është Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Lexo edhe :  Sinqeriteti i zonjës Xhaçka!

Olta Xhaçka

Para disa ditëve, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti, pas akuzave të opozitës se ka shkelur ligjin pasi bashkëshorti i saj është përfshirë në listën e investitorëve strategjikë të vendit. “Është kthyer në filozofi pune e Foltores dhe Vulës “shpif, shpif se diçka do të mbetet. Por asnjëri nga ne nuk do të rrinte në detyrë për më shumë se 2 javë nëse do të jepte dorëheqje pas çdo shpifjeje dhe hiperbolizimi të opozitës”, tha Xhaçka gjatë një konference për mediat. “Ky është një proces që ka hyrë në binarë ligjorë dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Edhe unë po pres me durim që gjykata do të thotë fjalën e fundit, e bindur që nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam tejkaluar asnjë normë etike dhe morale”, tha ajo.

Historia

Në nëntorin e kaluar, grupimi Berisha dhe ai i Alibeajt depozituan në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, ndonëse kërkesat ishin të njëjta. Deputetët e PD-së kundërshtonin vendimin e Kuvendit që refuzoi heqjen e mandatit parlamentar të Olta Xhaçkës, për papajtueshmëri, sipas tyre, me Kushtetutën. Ndërkohë, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 21 kundër, raportin e mazhorancës socialiste që konstatonte se përfitimet si sipërmarrës të bashkëshortit të ministres së Jashtme, nuk e vendosnin Olta Xhaçkën në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin parlamentar.

Të fundit

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Lajme të tjera

Web TV