“Floriri” ka prova të reja/ Ngjela, detaje të reja nga vjedhja e thesarit të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas informacioneve të fundit në media, Gjykata ka urdhëruar SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit.

Vendimi mban firmën e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzon vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri për vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri kërkonte ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se në rastin e vjedhjes së floririt në Krrabë kemi të bëjmë me një krim që vijon, pasi paratë e vjedhura janë futur në investime.

-Kjo është arsyeja, u shpreh Ngjela, pse çështja nuk është rrëzuar nga Apeli. Sipas tij, fakti që del në skenë emri i Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë qenë të dy kryeministra tregon se ka prova të reja ose prova që nuk janë përdorur.

“Paratë që janë vjedhur janë në investim. Jemi përballë një krimi që vijon, kjo ka qenë arsyeja pse s’e ka rrëzuar Apeli. Pse ka marrë këta të 2? Do ketë prova. Të shohim si do ekspozohen provat. Fakti që janë marrë për këtë çështje dy kryeministra arrijmë në konkluzionin që ka prova të reja, që nuk janë përdorur, ose të reja që s’kanë qenë fare në dijeni”, tha Ngjela.

 

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV