Kapet 2.5 ton kokainë në Spanjë, ishte futur në anijen e ngarkuar me kafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Një operacion antidrogë është kryer nga autoritet hetimore në Spanjë, duke sekuestruar një sasi prej 2.5 ton kokainë, që vine nga Brazilin në drejtim të porteve të Evropës. Mësohet se sasia e kokainës ishin e fshehur përmes një ngarkese kafeje, brenda një anije të madhe.

Anija ku ndodhej sasia e kokainës, planifikoi të vazhdonte rrugën për në Evropë, duke kaluar shumë pranë Galicisë. Por pikërisht në këtë zonë është kryer ndërhyrja e policisë Spanjolle, duke kryer konfiskimin e 2.5 ton kokainë dhe arrestimin e disa personave.
Autoritetet, ndaluan 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, mes të cilëve edhe dy përfaqësues me origjinë shqiptare.

Të arrestuarit, anija, droga dhe procedimi policor do t’i kalojnë Gjykatës Qendrore Hetimore që vepron si Garda e Gjykatës Kombëtare.

Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, është në shtesë të atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën “Rruga e Atlantikut” të kokainës.

E njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave që vijnë nga Amerika e Jugut, transportojnë substanca narkotike, në mes të Atlantikut për futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.

Hetimet lidhen drejtpërdrejt me një organizatë të madhe shqiptare që operon njëkohësisht në Brazil, Spanjë dhe Itali, ku disa nga anëtarët e saj u arrestuan këtë javë në lidhje me një tjetër depo të zbuluar në Santos. Ishujt Kanarie dhe Galicia, janë pika referimi për këtë rrjet kriminal.

Të fundit

Pritjes i vjen fundi/ Nisin përgatitjet për “BBV3”, ja pamjet brenda shtëpisë (Foto)

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa...

“Më duhen 8 mijë euro”/ Gazetari publikon mesazhet, si Naim Murseli kërkonte para borxh

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se babai i Naim Murselit ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen...

Një iranian thyen rekordin, vendos 88 lugë të balancuara në trupin e tij

Një burrë iranian theu rekordin e tij botëror Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij. Abolfazl Saber Mokhtari,...

VIDEO/ Ngjarje e jashtëzakonshme, presidenti i klubit turk grushton arbitrin kryesor

E pazakontë, e turpshme dhe për të ardhur keq: Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, bën veprimin e papërgjegjshëm dhe të dënueshëm në fushën e...

Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV