Në ndihmë të Ukrainës/ Peleshi: Shqipëria po përgatit paketë tjetër donacionesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u zhvillua në Bazën Ajrore në Ramstein, Gjermani më 20 janar 2023.

Ky ishte takimi i tetë i ministrave dhe shefave të shtabit të mbi 50 vendeve të botës si dhe të Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Takimi që u drejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve z. Lloyd J. Austin III u fokusua në vijimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si dhe çështjet e tjera të sigurisë, me të cilat përballen Aleatët dhe Partnerët e NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar si dhe lidershipin e qeverisë, teksa po mbushet një vit që nga nisja e luftës. Gjithashtu, ministri Peleshi i shprehu ngushëllime ministrit ukrainas për jetët e humbura nga sulmet e fundit ruse ndaj popullit ukrainas.

 

 

Më tej, Ministri Peleshi përmendi kontributin që Shqipëria ka ofruar për Ukrainën, ndërsa njoftoi përgatitjen e një pakete tjetër të konsiderueshme mbështetje.

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV