Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi u kap duke transportuar një kuti kartoni me 5 pako me kanabis, me peshë totale 2.55 kilogramë.
Mediet e vendit fqinj shkruajnë se i riu shqiptar synonte t’ia shiste drogën një personi tjetër i cili arriti t’i shpëtonte arrestimit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u zbuluan dhe sekuestruan rreth 200 gramë kanabis dhe një sasi parash, ndërsa 33-vjeçari ka përfunduar në burg dhe pritet të dalë në gjyq.