Zbuluan lidhjen intime me vajzën e tyre, familjarët marrin peng dhe dhunojnë të dashurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar, është bërë shkak për marjen peng dhe dhuninimin e rëndë të Gentian Omerit.
Ky i fundit ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 personat.

Mësohet se shkak shkak i përshkallëzimit të kësaj ngjarje, është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj..

Omeri, kishte disa kohë që ngacmonte një vajzën e tyre, e cila rezulton e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtë martesore.

Mes kësaj lidhje të jashtëligjshme, kishte hyrë dhe Gentian Omeri, i cili gjatë kësaj kohe ngacmonte pikërisht gruan, por kjo lidhje kohët e fundit ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.

Si pasojë e konfliktit verbal mes tyre, në mesnatën e 19 janarit 2023, Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerë makinën nga rruga.

Mjeti është ndalur në një kanal. Mdërsa katër personat kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës.
Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për ca orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.

Më tej 4 personat, e kanë marë dhe hedhur në një kanal, pasi kishin menduar se Gentian Omeri, kishte ndëruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar prej 4 personave.
Katër autorët janë mundur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Lexo edhe :  "Nëse fitoj do kuroj djalin", Meritoni shpërthen në lot teksa tregon për të birin

Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart.

Ndërsa në ditët në vijim dy vëllezërit Astrit Ndoj dhe Pjetër Ndoj së bashku me dy djemtë e Astritit, shtetasit Anton dhe Aleksandër Ndoj,pritet të dalin para gjykatës së Sarandës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV