Zyrtare/ Memphis Depay është lojtari i ri i Atletico Madrid, holandezi firmos për 3 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atletico Madrid ka zyrtarizuar blerjen e Memphis Depay. “Colchoneros” arritën marrëveshjen me Barcelonën mbi bazën e 3 milionë eurove, ndërkohë që sulmuesi holandez ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e ri.

Akordi mes dy klubeve iberike përfshin një opsion blerjeje preferenciale, por jo të detyrueshme për lojtarin Yannick Carrasco nga ana e Barcelonës për një shumë rreth 20 milionë euro.

28-vjeçari u kërkua edhe nga Interi, por zgjodhi të mos largohej nga La Liga. Aventura në “Camp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, sulmuesi zhvilloi vetëm katër ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të vetmin gol e realizoi në suksesin 3-0 ndaj Elches.

Depay numëron 86 ndeshje dhe 43 gola me kombëtaren holandeze. Lojtari kreu të enjten vizitat mjekësore dhe po pret me padurim debutimin me Atletico Madrid, ekip ku shkon për të zëvendësuar Joao Felix, i cili u huazua te Chelsea në Premier League.

Të fundit

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por i bëjnë mirë shëndetit më shumë se sa mund ta mendosh. Studiuesit janë të bindur se luleshtrydhet...

Kikia zbardh detaje mbi rastin e zhdukjes së 3-vjeçarit/ Fëmija ka pësuar traumë!

Një fëmijë 3-vjeçar në qytetin e Durrësit raportohet të jetë zhdukur. Ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin...

“Çdo bub kur leh e ka me të keq do dhe të hajë”, Basha akuza ndaj Rithemelimit

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës, duke...

Lajme të tjera

Web TV