Berisha sulmon Yuri Kim: Kërkon të na bëjë ‘Republikë Bananesh’, mos i besoni asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha vijon të sulmojë ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Gjatë një bisede me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vazhdon ta quajë pjesë të mafias, ndërkohë që sot e akuzoi se ndërhyri në mëyrë të paskrupullt në SPAK.

“Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal.

Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë.

Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire.

Çdo njeri që punon, që drejton, e ka shumë të qartë se suksesi i tij varet nga ekipi. Ai udhëheq, por pa ekip nuk ka sukses. Këta të dy, Edi Rama dhe Yuri Kim, në mënyrën më antikushtetuese, më të paskrupullt, ndërhynë dhe e bënë copë-copë atë organ. Për çfarë? Për të prishur çdo frymë bashkëpunimi, për të krijuar një realitet pro-amerikan, pro-mafioz, pro-kështu, pro-ashtu.

Pra, i dhanë një goditje mëshire SKAP-it të partisë. Ajo nuk mund të ndërhynte kurrë. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve.

Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave. Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale.

Lexo edhe :  15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Ajo mashtroi qeverinë e vet. Mblodhi gënjeshtrat e Edi Ramës, Bashës, Ballës, Veliajt dhe i transferoi. Të gjitha të fabrikuara nga mediat e Sorosit. Të gjitha i dolën gënjeshtra. Ajo bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është. Ajo bëri gjithçka që të caktonte kryetarin e PD.  Pasi i doli bomba e parave sovjetike me Bashën, u kthye te Alibasha. Të vazhdojmë rrugën tonë bazuar te vlerat dhe parimet”, tha berisha

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV