Kongresi i Lushnjes, Begaj: Moment reflektimi, interesi i Shqipërisë mbi gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pranishëm në aktivitetet përkujtimore të Kungresit të Lushnjes, Presideti i Republikës Bajram Begaj u shpreh se mesazhi i këtij Kongresi është aktual edhe për sfidat që kalon vendi sot. Begaj apeloi që interesi për vendin, interesi për Shqipërisë, të jetë mbi gjithcka.

“Kongresi i Lushnjes është një ngjarje me mjaft rëndësi historike për Shqipërinë. Është një nga momentet kyce kur u garantua sovraniteti I Shqipërisë. U riafirmua pavarësia e Shqipërisë e shpallur në 1912. U garantua vetëqeverisja dhe mirëfunksionimi I shtetit shqiptar dhe po ashtu u aprovua statuti I Lushnje i cili ishte dokumenti i parë e miratuar nga delegatë mbarëkombëtarë.

E shkuara duhet të kujtohet, jo vetëm për figurat e rëndësishme, por edhe si moment reflektimi, për të nxjerrë mësime e frymëzuar. Kongresi I Lushnjes na frymëzon, gjithë ata delegatë vunë interesin e Shqipërisë mbi interesin e tyre, mbi mendimet e tyre të ndryshme. Vendosën se është më e rëndësishme Shqipëria. Mendoj se edhe sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, që për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’u përballur, e për të frymëzuar popullin shqiptar sic frymëzoi Kongresi i Lushnjes. “ u shpreh Begaj për mediat.

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV