Erik Ten Hag thumbon Ronaldon: “Ka vetëm një Messi, lojtarët e tjerë duhet të punojnë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithçka është gati për ndeshjen e madhe mes Arsenal-it dhe Manchester United dhe Erik ten Hag, trajneri i Djajve të Kuq, ka mfolur për sfidën para ndeshjes për Sky Sports.

Nuk ka munguar edhe një koment interesant që ka lidhje me dy yjet e ndeshjes: Martin Odegaard dhe Bruno Fernandes. Në këtë kuptim, një frazë e teknikut mund të duket si një thumbim indirekt për… Cristiano Ronaldo-n.

Për ndeshjen e madhe, Ten Hag ka thënë: “Nuk ka ndeshje të lehtë në Premier League dhe janë të gjitha ndeshje të mëdha. Sigurisht, ka një diferencë mes ndeshjeve vërtetë të mëdha”.

Duke folur për dy formacionet dhe në veçanti Martin Odegaard (Arsenal) dhe Bruno Fernandes (United): “Janë në formë dhe po përmirësohen. Janë dy lojtarë shumë të mirë që vënë cilësitë e tyre në shërbim të skuadrës. Duke punuar për skuadrën dhe duke kërkuar të bëjnë më të mirë e tyre për ta përmirësuar”.

Dhe duke vazhduar në këtë vijë, ka ardhur edhe komenti që duket shumë si një “thumbim”, edhe pse jo i drejtpërdrejtë, ndaj CR7: “Ka vetëm një Messi dhe e kemi parë në Botëror. Lojtarët e tjerë duhet të punojnë dhe të bëhen pjesë e skuadrës”.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV