Para të përfituara nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 milion lekë të vjetra e cila i përkiste shtetasit me Muhamed Falli.

Kjo pasuri dyshohet se është siguruar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Pasuria përfshin disa shtëpi në Durrës, Shkozet e Golem, si edhe një ndëtesë pa leje në proces legalizimi dhe disa llogari bankare.

Njofitmi:

Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e shtetasit M.F., në vlerën 50.000.000 lekë
Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar disa procedime pasurore midis të cilave pas kryerjes së veprimeve të nevojshme proceduriale është konkluduar me sekuestrimin e pasurive të ndryshme si më poshtë vijon:
1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2022, ndaj subjektit M.F., i dënuar në shtetin italian për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”. Pas veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 13, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u vendos sekuestrimi i pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal, të cilat arrijnë një vlerë rreth 50.000.000 (pesëdhejtë milionë) lekë, si më poshtë vijon:

a. Pasuria e paluajtshme me sip 133m2, Zonë kadastrale 8512, me vendndodhje rruga Taulantia Durrës, në emër të shtetases K.F.
b. Pasuria me sip 492m2, Zonë Kadastrale 8515, me vendndodhje në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës, në emër të shtetasit M.F.
c. Pasuria me sip 165m2, Zonë Kadastrale 3385, me vendndodhje Golem, Kavajë, në emër të shtetasit M.F.
d. Pasuria objekt informal, ndertësë 3-katëshe në proces legalizimi, e vendosur mbi sipërfaqen e truallit 498 m2 në emër të shtetasit M.F.
e. Si dhe disa llogari bankare në emër të subjektit M.F., e të afërmve të tij.

Lexo edhe :  Moti i ngrohtë, nis fluksi i parë i turistëve në Durrës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.r.t/abcnews.al

Të fundit

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Lajme të tjera

Web TV