Rrëmbyen dhe dhunuan 39- vjeçarin/ Gjykata e Sarandës lë në burg 4 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 4 të arrestuarit për pengmarrjen e 39-vjeçarit Gentian Omeri. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët  e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrëmbyen dhe dhunuan për disa orë Omerin.

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

4 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kishin zbuluar se Omeri kishte një lidhje jashtëmartesore me vajzën/motrën e tyre. Ata kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte Omeri, të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 01:00, kur Omeri njoftoi policinë se po e ndiqnin disa persona me makinë dhe i rrezikohej jeta prej tyre.

Policia gjeti në rrugën e fshatit Xarrë, Omerin, të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve.

3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar. Policia sekuestroi 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Personat e ndaluar do hetohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV