Samiti B-40/ Veliaj nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Lajmin e ndau kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili merr pjesë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet këto ditë në Athinë, me pjesëmarrjen e 70 kryetarëve të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit.

Rrjeti B40 është një nismë e themeluar në Stamboll, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, si dhe të punuarit së bashku, sidomos për çështjet klimaterike, demokracinë, paqe dhe stabilitet.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi marrjen e Presidencës si një mundësi të madhe për Tiranën.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot, nga Athina, Tirana merr Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40 për vitin 2024. Pas vitit 2022, ku ne ishim “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, këtë vit jemi “Qyteti Europian i Sportit 2023”, ndërsa vitin tjetër do të kemi Presidencën e Rrjetit më të madh të Qyteteve të Ballkanit. Rrjeti B-40 filloi vitin e kaluar në Stamboll, u themelua aty, nga 40 qytetet më të mëdha të Ballkanit. Janë qytete me mbi 50 mijë banorë. Këtë vit, rrjeti ka shkuar në 70 qytete. Presidenca këtë vit është këtu në Athinë dhe jam shumë i lumtur që lajmi se Tirana do të jetë shtëpia e re e Rrjetit më të madh të Qyteteve Ballkanike për 2024, u dha sot”, tha Veliaj.

Sipas tij, kjo është një mundësi që në vitin 2024 të tregojmë mikpritjen shqiptare dhe tiranase.

“E mezi pres këtë mundësi të jashtëzakonshme! Si çdo vit, kur kemi pasur një titull të rëndësishëm Europian dhe e kemi kthyer në një mundësi të shtuar për Tiranën, në më shumë turizëm, në më shumë aktivitet ekonomik, në më shumë reputacion për qytetin tonë. Edhe viti 2024, kur Tirana do të jetë Presidentja e B-40, do të ofrojë një mundësi të tillë. Mezi pres që deri në fund të vitit të shkojmë në rreth 100 bashki, si pjesë e këtij rrjeti, dhe t’u tregojmë mikpritjen shqiptare, t’u tregojmë se si qyteti ynë nuk është perfekt, por ka shumë zhvillime të jashtëzakonshme vitet e fundit. Është rritur si në popullsi dhe ekonomi, ashtu edhe në reputacion. Presidenca e B-40 për vitin 2024 besoj se do të jetë kartolina më e bukur e Shqipërisë që vjen nga Tirana”, përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi faktin se Rrjeti B-40 thuajse është dyfishuar brenda një viti nga krijimi i tij dhe se do të shërbejë si një linjë bashkëpunimi mes qyteteve të Ballkanit.

Të fundit

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Kur themi lëng i freskët që del nga shtrydhja e frutave të stinës, ndodh rrallë që njerëzit ta refuzojnë. Fakti që është i freskët...

Sara shtatzënë/ Reagon Bardhi: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajme të tjera

Web TV