Sot dita e fundit me rrebeshe shiu, meteorologia: Nga nesër shijojmë orë me diell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet intensive të shiut dhe në formën e rrebeshe do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë  edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas meteorologes Lajda Porja, këto reshje do të shtojnë problematikat në zonat të cilat tanimë janë nën pushtetin e ujit.

Lajmi i mirë nga Porja është se nga dita e nesërme do të kemi përmirësim të ndjeshëm të motit, ku do të shohim edhe orë me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të pakta, por në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës për shkak të uljes së temperaturave.

Si pasojë e uljes së temperaturave dhe motit të lagësht problem do të jetë ngrica në disa akse rrugore.

“Kam dy lajme. Lajmi jo i mir është  se reshjet do të vijojnë deri sonte vonë, duke sjellë probleme në zonat që janë prekur tanimë nga përmbytjet.

Zonat jugore kanë probleme, shpejtësia e erës është e lartë dhe përbën problem për mjetet lundruese.

Dita e fundit që ka reshje shiu intensive. Nga nesër pritet përmirësim, do të ketë reshje të pakta.

Zonat malore. Dëborë me intensitet mesatar. Nga nesër, ngrica në akse rrugore. Orët më diell do t’i shijojmë që nga dita e nesërme.

Veriu dhe Veriperëndimi ka pasur dyfishin e reshjeve që do të bien këto ditë. Janari ishte parashikuar i ngrohtë.

Sa normale është një janar i tillë?

Janari futet në muajt i lagësht. Muaji dhjetor është ai që ka numrin me të lartë të reshjeve. Ky  janar ka qenë me temperatura shumë më të larta se vitet më parë. Kemi pasur një janar shumë më të ftohtë,  që sillte dëborë dhe jo reshje shiu.

Këtë herë kemi pasur reshje shiu dhe temperatura të larta duke sjellë edhe probleme.

Theksoj se kemi kaluar normat mujore, shumë zona i kanë dyfish reshjet e shiut, pa mbledhur edhe reshjet e sotme.

Këto reshje në kohë kaq të shkurtës është normale që do shkaktojë përmbytje.

Cilat do të jenë zonat më të ftohta?

Shtrirja lindore, e gjithë do të jetë nga -5, deri në -3. Dardha e Voskopoja do të jenë edhe -6, -7 gradë celcius.

Dukeqenësë do ketë edhe lagështira, ngricat do të jenë më problem,” përfundoi Porja.

Të fundit

Ecja këmbëzbathur, kufiri i mirëqenies që ndihmon zemrën, mendjen, muskujt dhe nyjet

Me siguri keni dëgjuar tashmë për të: të ecësh këmbëzbathur do të thotë të ecësh pa këpucë, zbathur, por...

Historia/ Pompei anglez i epokës së bronzit, ku gjithçka është “ngrirë” në kohë

Must Farm është një Pompei në miniaturë. Këtë ka për të thënë një fshat i përpirë nga zjarri, i cili ka ruajtur të paprekura...

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo realitet? A janë disa stinë...

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë hoteli në Shtetet e Bashkuara,...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Lajme të tjera

Web TV