Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës

Njoftimi:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 18.01.2023, në orën 13:45, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 10 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “1. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka””.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

1. Për kërkimin e parë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, gjykimi duhet të pushohet, pasi me vendimin e mëparshëm të saj, nr. 1, datë 23.01.2023, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e këtyre vendimeve.

2. Për kërkimin e dytë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë kërkim do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe :  "Nga nesër duhet të..."/ Berisha lë porositë për 11 shkurtin: Është koha të sakrifikojmë

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “e”, të Kushtetutës, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

Të fundit

Përfshihet nga flakët kodra pranë vendit të shenjtë në Vlorë

Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri është...

Del audio/ Zhaklina Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar dhe do të më blejë me lekë

Opinionistja, Zhaklinë Lekatari ka deklaruar e burri i Oltës ka tentuar që ta blejë dhe e ka shantazhuar. Ajo është shprehur për këtë e...

Turqi/ Ende nën rrënojat e tërmetit ish-lojtari i Chelsea, dje shënoi golin e fitores

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatarrimtar me magnitudë...

Turqia në zi kombëtare deri në 12 shkurt, shkon në 2600 numri i viktimave nga tërmeti

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, shpall zi kombëtare deri në 12 shkurt. Një tërmet i madh vrau më shumë se 2,600 njerëz në një zonë të...

4 këshilla për të shmangur gripin kur të gjithë janë të sëmurë

Këtë vit ka pasur një “shpërthim” të madh të rasteve të gripit. Gripi sezonal shfaqet kryesisht në muajt e dimrit. Ka një fillim akut...

Lajme të tjera

Web TV