Iu dhembin kockat nga moti i keq? Mjekët konfirmojnë ndikimin e lagështirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi dhe lagështi.

Një gjë e tillë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje.

Në Shqipëri, rëndom gjen njerëz të prekur nga reumatizma apo artriti që kur i kaplon dhimbja, e dinë shumë mirë kur do të ndryshojë moti.

Dhimbja për ta, është një sinjal paralajmërues dhe kur temperaturat ndryshojnë ajo bëhet më e madhe.

Çfarë është artriti?
Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.

Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.

Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.

Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën.

Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.

Dhimbjet dhe moti
Studiuesit në Universitetin e Manchesterit analizuan të dhënat e plot 2,500 personave të sëmurë nga artriti, fibromialgjia, migrena etj.

Ata pretendonin se dhimbjet ishin më të këqija në ditë me lagështi.

Shumica ishin të bindur se falë dhimbjes ata mund të parashikonin edhe motin. Studimet mbi këto pretendime dhe ndikimin e motit tek dhimbja kanë qenë të kufizuara.

Lexo edhe :  Zbulimi interesant! Si e mbron zemrën vaji i ullirit

Ekspertët regjistruan nivelin ditor të dhimbjes për secilin pjesëmarrës për deri në 15 muaj. Kur moti ishte i lagësht dhe me erë, shanset e përkeqësimit të dhimbjes ishin 20 % më të larta.

Kur moti ishte i ftohtë dhe me lagështi, dhimbjet përkeqësoheshin më tej.

Ekspertët thanë se nëse shkencëtarët zbulojnë lidhjen e lagështisë me dhimbjen, ata do t’i hapin rrugën trajtimeve të reja më efikase kundër sëmundjeve.

 

Të fundit

Ecja këmbëzbathur, kufiri i mirëqenies që ndihmon zemrën, mendjen, muskujt dhe nyjet

Me siguri keni dëgjuar tashmë për të: të ecësh këmbëzbathur do të thotë të ecësh pa këpucë, zbathur, por...

Historia/ Pompei anglez i epokës së bronzit, ku gjithçka është “ngrirë” në kohë

Must Farm është një Pompei në miniaturë. Këtë ka për të thënë një fshat i përpirë nga zjarri, i cili ka ruajtur të paprekura...

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo realitet? A janë disa stinë...

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë hoteli në Shtetet e Bashkuara,...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Lajme të tjera

Web TV