Përmbytjet e shpeshta në Shkodër/ Shkarkimi i hidrocentralit, problemi kryesor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Me Xhaxhiun” ditën e sotme kishte në vëmëndje përmbytjet e Shkodrës. Brenda tre muajve të fundit, zona e Nën Shkodrës është përmbytur tre herë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për ekonominë e mijëra familjeve por edhe për infrastrukturën publike dhe mjedisin. Bashkia e qytetit në këto 20 vitet e fundit ka kërkuar një lloj kompensimi nga qeveria por së fundmi ka filluar të kërkojë një lloj kompensimi dhe nga korporata elektro-energjitke që sipas bashkisë është shkaktarja kryesore e përmbytjeve.

Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë thonë se dëmet kompensohen nga fondet që bashkitë planifikojnë cdo fillim viti për rastet e emergjencave civile.

Alban Sekja, Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Shkodër na ka treguar më shumë rreth situatës aktuale që paraqitet në qarkun e Shkodrës.

“Janë rreth 1400 ha nën ujë në anën e Malit, 100 ha janë në zonën e Dajçit. Edhe pse rreshjet kanë pushuar vazhdojnë shkarkimet e hidrocentralit.
Përmbytja e fundit nuk ishte më e madhë se ajo që ndodhi më para. Akoma jemi në sezonin e dimrit dhe nuk e dim nëse do të ketë përmbytje të tjera.
Shkodra përmbytet kryesisht nga shkarkimi i hidrocentralit,” ka thënë Sekja.

Të fundit

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Lajme të tjera

Web TV