Veliaj me mësuesit e shkollave: Tirana, kryeqyteti i mundësive të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është qyteti i mundësive dhe askush nuk ka të drejtë t’i thotë një prindi të mos ia japë këtë mundësi fëmijës së tij. Në vijim të aktiviteteve per Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, nga palestra e shkollës se sapo rindërtuar “Sami Frashëri”, ku u takua me drejtorët dhe mësuesit e shkollave të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se kryeqyteti do të vijojë të rritet, për sa kohë ofron kushtet që ëndërron të ketë çdo familje.

“Ashtu si një mësues, – tha Veliaj, – “nuk zgjedh dot në klasë dhe t’i thotë gjysmës së nxënësve “për ju nuk ka vend”, edhe një kryetar Bashkie nuk mund të thotë “u mbush qyteti, ju të tjerët duhet të ktheheni!”. Sipas tij, është fakt që sot në Tiranë janë regjistruar 700 mijë votues.
“Për sa kohë Tirana vazhdon të jetë plani kryesor i një prindi, që do të çojë fëmijën në një shkollë të mirë, në një universitet të mirë, të gjejë një punë të mirë, ta çojë te qyteti që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, edhe i Sportit, ku ka dhe Opera, ku ka edhe balet, ku është cilësia e shërbimeve më e madhe, atëherë kush jemi ne të gjykojmë?! Ata fëmije duhet të kenë të njëjtin shans si gjithë të tjerët,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha se opozita duhet të heqë dorë nga deklaratat raciste, se të ardhurit nuk kanë vend në Tiranë.

“Apeli im edhe për kolegët që kandidojnë në fushatë është eja debatojmë gjithçka, jam gati të flas për gjithçka, por jo këtë muhabetin racist kush është i ardhur dhe kush është “den baba den”. Është viti 2023. Për një kryeqytet që njihet si Kryeqytet Europian i Rinisë, ku në Tiranë vetëm italianë jetojnë 20-25 mijë vetë, kjo është një temë e viteve ’90. Temat e kohëve të sotme janë kodimi, blockchain, metaverse, janë kriptomonedhat, janë realitetet virtuale, janë gjuhët moderne të punëve të së ardhmes, që do na vijnë përmes teknologjisë. Në momentin që ne i kthehemi muhabeteve të viteve ‘90 i kujt je ti, i kujt jam unë, kush erdhi këtu i pari, realisht degradon në banalitet,” u shpreh Veliaj.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV