BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet e veta për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qendrimi. Tani Komisioni i BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë duke paraqitur një projektstrategji të re. Kjo ka të bëjë me faktin, se numri i hyrjeve të parregullta në BE në vitin 2022 është rritur, deklaroi komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johannsson gjatë prezantimit të këtij projekti.

Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë arsye për azil, megjithatë shumë prej tyre paraqesin kërkesë për azil. 920.000 kërkesa për azil janë paraqitur në vitin 2022 sipas Komisionit të BE-së. Kjo është një rritje me gati 50 përqind kundrejt një viti më parë. “Kjo e vë nën presion të jashtëzakonshëm sistemin tonë të azilimit dhe kapacitetet e pranimit”, tha Johansson.

Në vitin 2019, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë kthyer 29 përqind e atyre njerëzve, të cilët duhej të largoheshin nga shtetet e BE-së. Më 2021 kuota ishte 21 përqind. Autoriteti i BE-së në vitin 2018 kishte shpallur si objektiv kthimin e rreth 70 përqind personave pa të drejtë qendrimi.

Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të arrijë që vendet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar. Për këtë komisioni ka krijuar një strukturë të vetën brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex. Kjo strukturë drejtohet nga koordinatorja për kthimin Mari Juritsch, e cila është në detyrë që nga maji 2022.

“Kthimet janë përgjegjësi e përbashkët”, tha Juritsch. Kryesisht duhet të bëhen më shumë kthime në vendet e treta, në të cilat nuk ka pengesa të mëdha politike apo probleme me të drejtat themelore.

Projektstrategjia përmban disa propozime. Krahas forcimit të bashkëpunimit, që duhet të përshpejtojë rrjedhën e procedurave, është planifikuar, që emigrantët të mbështeten profesionalisht në rrugën e riintegrimit në vendin e origjinës. Gjithashtu i tërë procesi do të digjitalizohet.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje? Ja si do jetë moti për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Shumica e kërkesave për azil, sipas Johansson, janë paraqitur në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Austri. Në raport me numrin e popullsisë Qiproja, Austria dhe Greqia janë të mbingarkuara. Për bashkëpunimin me vendet e terta për kthimin do të diskutojnë të enjten (25.01.2023) edhe ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së gjatë takimit të tyre në Stokholm./DW

Të fundit

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Meta: Kjo është opozita e vërtetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social "facebook" ka postuar foto nga protesta që mbajti sot opozita para bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV