Dëme të mëdha nga përmbytjet në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e madhe e Greqisë veriore dhe qendrore janë goditur nga një stuhi e fuqishme që ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.

Autoritetet lokale në zonën e Pellës pranë Edhesës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për bashkinë e Almopisë, pas përmbytjeve. Disa shtëpi, biznese kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa shërbimi i zjarrëfikësve iu është përgjigjur mbi 80 thirrjeve për ndihmë nga njerëzit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për shkak të kushteve ekstreme të motit, shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura. Erërat e forta në det kanë penguar gjithashtu edhe lundrimin  në det dhe autoritetet portuale kanë pezulluar lëvizjen e anijeve deri në përmirësim të situatës. Disa qendra banimi të prefekturës së Larisës si dhe të tjera në bregdetin e Katerinës janë përmbytur.

Dëme të mëdha kanë shkaktuar përmbytjet në Aridaia , si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Gjithashtu parashikohet edhe dëbore në një lartësi prej 400-600 metrash gjithashtu duhet të presin borë. Moti i keq do të zgjasë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa Athina është vendosur në gatishmëri për shkak të përkeqësimit të motit.

Ndërkaq moti i keq vijoin të jetë prezent në shumë zona të Italisë. Në Sardenjë bora ka zbadhur bregdetin ndërsa në disa rajone janë vendosur në gatishmëri për shkak të stuhive të forta të shiut. LA Marche dhe Emilia Romagna është lëshuar një alarm Portokalli për shkak të motit që përbën kërcënim për njerëzit dhe pronat. La Vita e Rai në Diretta raporton se ka gjithashtu alarme në Abruzzo, Basilicata, Campania, Kalabria, Molise, Puglia dhe Umbria, dhe një rrezik për ortekë në Alpet e Lombardisë dhe Dolomitet Veneto.

Lexo edhe :  "Serbia po luan blofin"/ Europarlamentarja i 'hakërrehet' keq Vuçiç pas kërcënimeve

Temperaturat e ulëta janë rregjistruar edhe në Mallorca dhe Ibiza dhe disa zona të komunës Santa Eulària. Borë nuk është parë ndonjëherë më parë dhe Mallorca dhe moti i ftohtë parashikohet edhe gjatë 36 orëve të ardhshme pasi temperaturat do të bien nën zero.

Sllovenia, Kroacia dhe Austria janë prekur gjithashtu nga stuhitë e borës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë së bashku me mbylljen e rrugëve dhe shkollave në disa zona, si në Carinthia në Austri,  ndërsa mbi 5000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Të fundit

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV