Goditi me shkelma në kokë dy të rinjtë dhe më pas i plaçkiti, arrestohet shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për grabitje me dhunë. Mediat italiane raportojnë se policia ka rënë në gjurmët e shqiptarit në zonën e Pare.

Si rezultat i hetimeve të gjera, të drejtuara nga prokuroria e Venecias, ndaj shqiptarit rëndojnë disa akuza të rënda, mes të cilave për grabitje me dhunë kundër pronave.

Faktet datojnë që në korrikun e kaluar, kur tre të rinj natën vonë në dy episode të veçanta rrethuan dhe sulmuan disa fëmijë në pushime (të ndjekur dhe vënë në shënjestër ndërsa dilnin nga disko), duke marrë në dorë kuletat, celularët e gjeneratës së fundit dhe disa qindra euro.

Viktimat, të dyja të lindura në vitin 2002, u hodhën përtokë nga tufa dhe u goditën me dhunë ekstreme, duke përfshirë goditje në kokë, dhe më pas u imobilizuan për të kontrolluar xhepat e tyre.

I arrestuari, me banim në zonën e Trevisos, por në fakt i pagjurmueshëm dhe pa vendbanim fiks, është vendosur në një ambient mikpritjeje në zonën e Conegliano dhe është dërguar në burgun e Trevisos, ku ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Të fundit

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për demonstratën e 2 prillit të 1991 ku...

“Më hodhi diçka në pije”/Qetsori zbulon sherrin e vjetër me Bledin: Do ja rregulloj unë..

Teksa askush nuk e priste largimin e Olta Gixharit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, banorët patën mbrëmë edhe një të papritur tjetër. Në...

‘Do sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës’/ Braimllari: Me Këlliçin ulim taksat

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, njëkohësisht kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaron se me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do...

Temperatura nën zero dhe dëborë/ Surprizat e motit për javën e ardhshme

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare gjatë javës që vjen. Depërtimi i...

“Është cënuar siguria kombëtare”/ Gogu: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin!

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika...

Lajme të tjera

Web TV