Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim, në kishë të mirëpriten të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”, duke thënë se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë”. Ai u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.

“Të jesh homoseksual nuk është krim”, tha Papa Françesku gjatë një interviste të martën për Associated Press.

Ati i Shenjtë pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ.

Por, ai ia atribuoi qëndrimet e tilla prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dhe mbështetur dinjitetin e gjithsecilit.

“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.

Sipas organizatës The Human Dignity Trust, e cila punon për t’u dhënë fund ligjeve që diskriminojnë komunitetin LGBTQ, rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave mund të vendosin dënimin me vdekje.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV