SHBA do dërgojë 31 tanke në Ukrainë, Zelensky: Hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës,Volodomyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij për SHBA-në dhe Presidentin Joe Biden, pas vendimit të këtij të fundit për të dërguar tanke Abrams.

Ai e konsideron marrjen e tankeve  si “një hap të rëndësishëm në rrugën drejt fitores”, teksa shton se Ukraina po bën hapa para në përpjekjen për të ccliruar vendin nga pushtimi rus.

Faleminderit Presidentit të SHBA për një vendim tjetër të fuqishëm për t’i dhënë Ukrainës tanke Abrams. Faleminderit popullit të SHBA për mbështetjen ndaj këtij vendimi! Është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores. Sot bota e lirë është e bashkuar si kurrë më parë për një qëllim të përbashkëtm çlirimin e Ukrainës. Ne po ecim përpara”, shkruan Zelensky.

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë me dije se SHBA do të dërgojë 31 tanke të fuqishme Abrams në Ukrainë. Në një fjalim drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë, Biden i konsideroi tanket “më të aftët” në botë. Më herët, kancelari Olaf Scholz konfirmoi se Gjermania do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejojë vendet e tjera të dërgojnë gjithashtu tanke.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka përshëndetur të dy vendimet, duke i quajtur ato një “hap të rëndësishëm” drejt fitores.

Nga ana tjetër, ambasadori rus në Uashington ka paralajmëruar se çdo dërgesë e tankeve amerikane në Ukrainë, do të ishte një provokim flagrant.

Të fundit

Renis Gjoka flet për planet e zgjerimit të familjes: Do bëhem baba për herë të dytë!

Këngëtari Renis Gjoka do bëhet sërish baba i një vajze. Rokeri ka zbuluar se foshnja pritet të vijë në...

Vdekja e kenianes/ Mamaja: Askush nuk më ka informuar për ecurinë e hetimeve

Dua drejtësi për Joy-n,”-kjo është thirrja që përsërit e ëma e të ndjerës Joy Abongo, Ruth. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Pa...

Kosova tenton fitoren e parë ndaj Andorrës, formacionet zyrtare

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në...

Berisha prezanton Lefter Maliqin: Ndër qeveritarët më të përkushtuar të Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar pasditen e kësaj të marte Lefter Maliqin, si kandidat i koalicionit që ai ka me Ilir Metën, për Bashkinë...

Protestat e dhunshme në Francë, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel

Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme autoritetet  morën vendimin për të...

Lajme të tjera

Web TV