Akuzat për lidhjen me McGonigal/ Reagon Rama: S’ka lidhje me atë që ulëritet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të dëmtuar opozitën shqiptare për çështjen e lobimit rus në PD.

‘Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”.

Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total. Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë.’- thuhet në reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe :  E FUNDIT/ Partia Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale

 

Të fundit

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King” , lirohet nga burgu Marson Murataj

Elton Qyno Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit...

U la jashtë zgjedhjeve nga KAS/ Berisha merr vendimin urgjent, zbardhet DOKUMENTI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për të lënë jashtë zgjedhje lokale të 14 majit kanidatët e primareve.

Begaj pret Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher. Duke evidentuar...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes duhet të nisë menjëherë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë...

Këlliçi: 30% e administratës së Bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë

Kandidati i PD, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zbuluar një nga objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës. Këlliçi...

Lajme të tjera

Web TV