Edhe Paulo Dybala sulmon publikisht Juventusin: “Na mashtruan me pagat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënimi me heqjen e 15 pikëve nga renditja e sezonit aktual, për mashtrim me bilancet, mund të mos jetë i vetmi për Juventusin. Klubi aktualisht po përballet me një tjetër stuhi, pas “Calciopolit” të 2006-ës, kur u dërgua në Serinë B.

Bardhezinjtë po hetohen për mashtrim me pagat në kohën e pandemisë. Atëherë në klub njoftuan se lojtarët kanë vendosur të heqin dorë nga 4 paga mujore, në formë solidariteti me situatën. Por e vërteta rezultoi ndryshe.

Nga të gjithë komunikimet mes futbollistëve, rezulton se ata në të vërtetë kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore dhe jo 4 siç u tha në komunikatën e klubit, që bëri gjithçka për të “fshirë” nga bilanci rreth 96 milionë euro. Shuplakën e radhës bardhezinjve ua ka dhënë një ish si Paulo Dybala, që verën e kaluar la Juventusin, për t’u transferuar te Roma e Mourinhos, pasi torinezët nuk i ofruan rinovimin e kontratës.

Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se në marrëveshjen e firmosur nuk janë pasqyruar të gjitha pikat e rëna dakord dhe ka sqaruar e në të vërtetë ata kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore.

“Na kërkuan të heqim dorë nga 4 paga mujore dhe u befasuam, pasi ishin shumë. Pjesa më e madhe e futbollistëve thanë menjëherë jo, duke mbajtur qëndrim të prerë. Më pas na garantuan se tre prej këtyre 4 pagave, do të na kalonin me siguri në sezonin pasardhës. Në të vërtetë ne hoqëm dorë nga vetëm një pagë mujore, por në marrëveshje u shkrua 4”, rrëfen Dybala.

Ndërkohë që Juventusi po përgatitet për të apeluar dënimin e parë me heqjen e 15 pikëve, organi i prokurorisë pranë Federatës Italiane të Futbollit po heton çështjen e dytë, atë të mashtrimit me pagat.

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Papa Franceskut, anulohen ndeshjet e Serie A

Gjithçka është e hapur dhe është e vështirë të bëhet një parashikim se çfarë rrezikojnë në të vërtetë bardhezinjtë. Megjithatë specialistët besojnë se do të ketë një tjetër heqje pikësh, që do të komplikonte totalisht sezonin e Juventusit.

Objektivi i vetëm i mbetur për skuadrën e Allegrit, është ai i një vendi në zonën Champions, që do të sillte sadopak frymëmarrje për financat e klubit. Një dështim aty, do të ndikonte jo pak në ecurinë e skuadrës edhe në 2-3 sezonet e ardhshme.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV