Kurti kundër propozimit të BE: Asociacioni serb, kërkesë irracionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një takim tjetër kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak të mërkurën mbrëma. Ndonëse Lajçak në një njoftim në Twitter ka thënë se janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të Serbisë e të cilat sipas tij, janë irracionale.

“Ky propozim i ka 5 fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”.

Ai insiston se nuk do të tolerojë që në procesin e bisedimeve me Serbinë, asociacioni i komunave më shumicë serbe të vihet si parakusht. Lajçak në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova ka thënë që ky propozim adreson shumicën e çështjeve, por do të mbeten edhe disa të tjera e ai do të ishte fundi i tregimit. Ka pohuar se filozofia e propozimit të dokumentit 11 pikësh nuk ka për të ndryshuar. Ai renditi mes tjerash edhe disa nga përfitimet që do ketë Kosova nga kjo marrëveshje.

Të fundit

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King” , lirohet nga burgu Marson Murataj

Elton Qyno Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit...

U la jashtë zgjedhjeve nga KAS/ Berisha merr vendimin urgjent, zbardhet DOKUMENTI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për të lënë jashtë zgjedhje lokale të 14 majit kanidatët e primareve.

Begaj pret Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher. Duke evidentuar...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes duhet të nisë menjëherë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë...

Këlliçi: 30% e administratës së Bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë

Kandidati i PD, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zbuluar një nga objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës. Këlliçi...

Lajme të tjera

Web TV