Gjermania ‘dënon’ veprimet e saj kundër hebrenjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përmendur përgjegjësinë historike të Gjermanisë për vrasjen e miliona hebrenjve në periudhën e nazizmit, teksa ky shtet përkujton viktimat.

“Vuajtjet e 6 milionë hebrenjve të vrarë pafajësisht janë të paharruara – ashtu sikurse vuajtjet e të mbijetuarve”, ka shkruar Scholz në Twitter. Në kuadër të përkujtimit të viktimave në Gjermani, e mbijetuara e Holokaustit, Rozette Kats pritet të flasë para Parlamentit gjerman.

Presidentja e Parlamentit gjerman, Bärbel Bas, do të hapë takimin e veçantë, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ceremonia përkujtimore e këtij viti fokusohet në njerëzit që janë persekutuar nga nazistët për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit.

Më 27 janar 1945, ushtarët e Ushtrisë së Kuqe kanë çliruar të mbijetuarit e kampit të koncentrimit Aushvic në Poloni.

Nazistët kanë vrarë më shumë se 1 milion njerëz atje, kryesisht hebrenj. Përveç vrasjeve në këtë kamp, gjenocidi i kryer kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, i njohur si Holokaust, ka rezultuar me vrasjen sistematike të rreth 6 milionë hebrenjve.

Kjo datë, 27 janari, shënohet në Gjermani si Dita e Përkujtimit të Holokasutit, prej vitit 1996/REL

Të fundit

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Lajme të tjera

Web TV