Më të mirët e vitit 2022/ Redon Xhixha është fituesi i “Topit të Artë” të Superiores tt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Redon Xhixha është fituesi i “Topit të Artë” për kampionatin shqiptar. Sulmuesi i cili mbylli vitin 2022 me Tiranën është votuar si më i miri i vitit që lamë pas nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave të Abissnet Superiores.

Redon Xhixha

24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm që formacionit të Tiranës, duke kontribuar maksimalisht me golat e tij në fitimin e titullit kampion.

Në vitin 2022, Xhixha shënoi 23 gola në kampionat, kupë dhe ndeshjet ndërkombëtare, po aq sa dhe Xhuljano Skuka, i cili u rendit i dyti nga votat e marra, ndërkohë në vendin e tretë u rendit Mentor Mazrekaj i Laçit.

Xhixha e mbyll vitin 2022 në mënyrë të jashtëzakonshme pasi vetëm pak ditë më parë u transferua tek ekipi i Qarabag. Nga Azerbajxhani, në pamundësi për të qenë në Tiranë, 24-vjeçari është shprehur shumë i lumtur për këtë çmim prestigjoz.

“Është një emocion jashtëzakonisht i madh për mua që jam vlerësuar me këtë çmim. Ndihem keq që nuk jam sonte në sallë me ju që ta tërheq vetë këtë çmim, por para pak ditësh finalizova transferimin tim te Qarabag dhe e kam të pamundur të jem aty. Dua të falënderoj familjen time dhe ekipin e Tiranës ku dola kampion. Dua të them që futbolli shqiptar është një vitrinë e mirë për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë në ekipet e njohura europiane. Mbrëmje të bukur të gjithëve dhe ia kalofshi sa më mirë”, deklaroi Xhixha.

Sulmuesi kurbinas u ftua dhe nga kombëtarja shqiptare në dy ndeshjet miqësore me Arabinë Saudite dhe Katarin, ku bëri mirë, pavarësisht se nuk arriti dot që të shënonte.

Të fundit

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani 2 banane në ditë, për një muaj

Bananet konsiderohen si ushqim i plotë, i kompletuar, por shpesh i nënvlerësojmë ato. Megjithatë, ky fryt ekzotik ka potencialin të...

I dha fund lidhjes me Kristin në “BBV”/ Keisi zbulon arsyen: M’u errësuan sytë, më bëri…

Disa ditë më parë Keisi i habiti të gjithë banorët e “BBVIP” me vendimin e saj për t’u ndarë nga Kristi. Gjatë emisionit radiofonik që...

DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Qeveria keqpërdori administratën

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit...

VIDEO/ Monika Kryemadhi “e djeg” me të rinjtë e Partisë së Lirisë

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë dje në një aktivitet me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ajo është mjaft popullore në rrjetet sociale dhe së...

170 ditë në protestë/ Kërcënojnë banorët e Bërxullës: Do shkojmë deri në vetëflijim

Në studion e FaxNews ka qenë të ftuar Bihane Basha dhe Dashamir Voci, banorë të Bërxullës,për të diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë në...

Lajme të tjera

Web TV