Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: I gjeta në shtëpi çantë me para më tha se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charles McGonigal kishte një lidhje jashtë martesore, pa e ditur se ky raport do i kushtonte shumë! Duket se qenë Allison Guerriero, e dashura e cila ka sinjalizuar FBI-në që të niste hetimet për McGonigal, për shkak të dyshimeve që kishte pasur që nga momenti kur në shtëpi i kishte gjetur një çantë me shuma të mëdha parash, për të cilat ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i kishte thënë se i kishte fituar nga një bast.

Allison Guerriero është rrëfyer për Business Insider duke i treguar për një e mail që ajo i kishte dërguar kreut të FBI-së në Nju Jork William Sweeney ku shkruante “Hetoni lidhjet jashtë martesore të McGonigal dhe vizitat e tij në Shqipëri, pasi ka krijuar miqësi me kryeministrin shqiptar”.

 

Guerriero thotë se këtë e bëri pasi zbuloi se McGonigal kishte fshehur se kishte qenë i martuar.

“U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha ajo.

Guerriero i tregoi Insajderit se e kishte fshirë e-mailin, e ndërsa theksojnë se nuk e kanë të konfirmuar se ky njoftim i ka shkuar Sweeney. Ajo vijon më tej dukethënë se në nëntor 2021, 2 agjentë të FBI u shfaqen në derë dhe i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku u pyet për raportin mes tyre, por media e huaj nuk e specifikon se çfarë u tha Guerriero atyre.

Ajo vijoi rrëfimin e saj duke kujtuar një mëngjes, në tetor 2017. Allison Guerriero tregoi se vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn, një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një qese që japin dyqanet e pijeve dhe brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha.

Lexo edhe :  Ministri serb kërkoi sanksionimin e Moskës, përgjigjet Rusia: Sjellje e çuditshme!

“Nga dreqin vjen kjo?” pyeti ajo.

“Oh, të  kujtohet ajo loja e bejsbollit?” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero.

“Vura një bast dhe fitova”.

Nuk dihet nëse këto para janë ato për të cilat flitet se i ka marrë nga biznesmeni shqiptar, ish agjenti i Inteligjencës Shqiptare, Agron Neza.

Ajo kujton se McGonigal dikur i dha një kartëmonedhë prej 100 dollarësh një lypësi në rrugë. “Unë jam pak më mirë se ai. Mund të kursej njëqind dollarë,” kujton Guerriero të ketë thënë McGonigal.  Ajo ditë tetori nuk ishte e vetmja herë që Guerriero kujton se McGonigal mbante sasi të mëdha parash.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Të fundit

I dha fund lidhjes me Kristin në “BBV”/ Keisi zbulon arsyen: M’u errësuan sytë, më bëri…

Disa ditë më parë Keisi i habiti të gjithë banorët e “BBVIP” me vendimin e saj për t’u ndarë...

DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Qeveria keqpërdori administratën

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit...

VIDEO/ Monika Kryemadhi “e djeg” me të rinjtë e Partisë së Lirisë

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë dje në një aktivitet me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ajo është mjaft popullore në rrjetet sociale dhe së...

170 ditë në protestë/ Kërcënojnë banorët e Bërxullës: Do shkojmë deri në vetëflijim

Në studion e FaxNews ka qenë të ftuar Bihane Basha dhe Dashamir Voci, banorë të Bërxullës,për të diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë në...

Rama jep lajmin e mirë: Nga 20 Prilli pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që e ka...

Lajme të tjera

Web TV