Barcelona mposht Gironan me rezultat minimal dhe vazhdon të ruajë kreun e La Ligas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona siguron një tjetër fitore minimale. Skuadra katalanase triumfoi 0-1 në Girona, duke arritur për herë të tretë radhazi në kampionatin spanjoll fitoren me këtë rezultat.

Pedri shënoi golin vendimtar për Barçën në minutën e 61’. Presingu i djemve të Xavit në zonën kundërshtare, dha efekt dhe 20-vjeçari dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e pestë sezonal në La Liga.

Barcelona është ngjitur në kuotën e 47 pikëve, gjashtë me tepër se kampionët e Realit të Madridit, që të dielën presin Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.

Të fundit

Rama jep lajmin e mirë: Nga 20 Prilli pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi...

14 Maji/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, zbardhen emrat e deputetëve në takim

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë. Sipas gazetares së Klan News, takimi do të zhvillohet në zyrat e reja të...

Pranvera mbërrin! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Pranvera po vjen! Në orën 22:24 më 20 mars ndodh ekuinoksi, ngjarja astronomike gjatë së cilës rrezet e diellit janë pingul me boshtin e rrotullimit...

VIDEO/ Po jepte parashikimin e motit, meterologes i bie të fikët gjatë transmetimit live

Alissa Carlson ishte gati të jepte parashikimin e saj të motit në CBS Los Angeles kur u rrëzua para kamerave. Gjatë transmetimit të mëngjesit të së shtunës,...

E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë...

Lajme të tjera

Web TV