“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”. Kjo është dëshmia që Xhevit Sinani ka dhënë në policinë e Elbasanit, pasi pasditen e së premtes i mori jetën bashkëshortes dhe të vëllait në fshatin Tërvol të Gramshit.
Burime bëjnë të ditur se 80-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize, pasi i moshuari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka shokuar banorët e zonës.
“ I njohim si familje te respektuara. Gjendja ekonomike mesatare. Jemi pa fjalë. “
Kryeplaku thotë se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë konflikte.
“Konflikte nuk kishin shkonim mirë.”
Shaqir Sinanit jetonte vetëm. I afërmi i tij tregon se nuk kishte probleme me të vëllain që i mori jetën.
Krimi i dyfishtë ndodhi rreth orës 14.30 të së premtes në fshatin Tërvol të Gramshit. 80-vjeçari vrau fillimisht bashkëshorten, Zeqinenë, duke e goditur në banesën e tyre me sëpatë. Më pas është nisur drejt shtëpisë së të vëllait që ndodhet 1 km larg. Në sherr e sipër me këtë të fundit, 80-vjeçari e ka goditur me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, Xhevit Sinani ka telefonuar djalin, të cilit i ka thënë se kishte vrarë nënën dhe xhaxhain. Autori u arrestua nga policia në banesën e tij.