Ismail Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në ish-shtëpinë e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ismail Kadare një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbush sot 87 vjeç. Ditëlindja e Kadares është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Botuesi i tij Bujar Hudhri, ka publikuar një fotografi të shkrimtarit që viziton ish-banesën e tij shtëpinë studio “Kadare” në orët e para të këtij mëngjesi, shoqëruar me një urim për 87-vjetorin e lindjes.

“Sot ditëlindja e shkrimtarit tonë të dashur.

Kadare, duke parë fotot e fëmijërisë, në shtëpinë ku ka lindur 87 vjet më parë”, shkruan Hudhri.

Edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ka uruar njeriun e letrave, në rrjetet sociale.

“Edhe 100 vite mjeshtri i letrave shqipe! Për kënaqësinë e leximit; për emocionin e provuar në çdo faqe; për urtësinë e ndarë; për krenarinë në çdo çmim, përkthim e vlerësim kudo në botë, faleminderit dhe gëzuar!”, shkruan Margariti.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV