Mbillen 170 pemë në Farkë/ Veliaj: Objektivi 2 milionë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nxënës e mësues të shkollave të Farkës, mbollën 170 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Madh të Farkës.

Kryebashkiaku Veliaj ndau lajmin e mirë se në pranverë hapet Parku i Liqenit të Farkës, hapësira e gjelbër më e madhe në kryeqytet. Veliaj nuk kursye as mesazhin politik, ndërsa theksoi se të shash është më kollaj se sa të veprosh.

 “Këtë pranverë, përveç se të presim sythat e parë të këtyre pemëve, do të presim edhe hapjen e parkut të madh të Farkës. Është një park më i madh se i Liqenit të Tiranës. Ftesa për të gjithë është: Të shash është kollaj, të marrësh një lopatë është pak më e vështirë, se do pak përgatitje, do një planifikim, do edhe sigurisht ca shoke shoqe, që të bëni një aksion mbjellje. Jam shumë i inkurajuar që planin tonë për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 e kemi thuajse në mes, kështu që shumë shpejt, besoj në javët ardhshme, ne do kapim shifrën e një milionë pemëve të evidentuara”, tha Veliaj.

Të fundit

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve...

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola. Përmes një postimi në...

Frikë nga Davidi lakuriq

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli  … Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse...

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu...

Pas Korçës, dorëhiqen kandidatët e Alibeajt në Lezhë, Kurbin e Librazhd

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV