Ndalohet burri në Rinas, i gjenden 42.300 euro në valixhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit pasi i janë gjetur në valixhe 42.300 euro të padeklaruara. Mësohet se gjatë kontrollit të bagazheve, shtetasit me iniciale “J.M”, i janë gjetur eurot dhe si pasojë po procedohet penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Berisha thirrje demokratëve: Mos harroni sakrificën tuaj, bashkë dalim fitimtarë

Sali Berisha ishte të dielën në Shkodër ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2...

Aktorja e madhe Margarita Xhepa feston ditëlindjen/ Rama mesazh urimi: Edhe 100!

Aktorja e mrekullueshme, magjia e skenës dhe Teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen. Aktorja feston sot 89-vjetorin e ditëlindjes. Kryeministri Edi Rama me anë...

Spahia: 32 vite më parë plumbat lanë Shkodrën me gjak, duke i vrarë 4 bij të saj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për Martirët e 2 Prillit. Spahia është shprehur se ashtu si çdo vit, jemi...

Dita Botërore e Autizmit/ Manastirliu: Rrisim 30% financimin për Fondin Social

Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e...

Berisha në Shkodër/ Ceremoni përkujtimore për dëshmorët e 2 prillit

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Shkodër, ku është zhvilluar një ceremoni përkujtimore për dëshmorët e 2 prillit të 1991. Në ceremoni është mbajtur një...

Lajme të tjera

Web TV